|
Showing 1 - 4 of
4 matches in All Departments
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolles) eshte nga
shkrimtaret me te shquar te letersise shqiptare. Me nje realizem te
thelle, te panjohur deri atehere ne letersine tone, ai pasqyroi
jeten e perditshme te shoqerise shqiptare, sidomos te shtresave te
varfera te qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur
shoqeror si dhe fashizmin qe po kercenonte Evropen. Perfaqesuesi me
i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tone me nje
shkalle shume te larte ideoartistike protesten e hapur, enderren
per nje bote te re dhe optimizmin e thelle. Migjeni lindi me 23
tetor 1911 ne Shkoder, ne familjen e nje tregtari te vogel, ku
shume shpejt veshtiresive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqesite
familjare. Kur ishte pese vjec, i vdiq nena, kurse ne moshen
trembedhjetevjec humbi te atin, e me pas vellane e gjyshen me te
cilen ai ishte lidhur fort pas vdekjes se nenes. Keto fatkeqesi e
bene Migjenin, qe vetiu ishte nje natyre e mbyllur, te terhiqej nga
jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi shkollen fillore ne Shkoder,
ai shkoi per te vazhduar mesimet ne Tivar dhe me pas perfundoi
seminarin teologjik te Manastirit. Pikepamjet e reja politike e
shoqerore, konceptet e perpunuara mbi natyren e shoqerise, mbi
njeriun dhe artin, krahas artit te tij te ri revolucionar, e bejne
Migjenin figuren me te madhe te brezit te ri te viteve '30 dhe nje
nga shkrimtaret me te shquar shqiptare. Me krijimtarine e tij
novatore letersia jone kaloi perfundimisht nga romantizmi ne
realizmin kritik. Migjeni si ne poezi edhe ne proze pasqyroi me
realizem te thelle shoqerine shqiptare te kohes, jeten e shtresave
me te vogla te qytetit dhe fshatit, iu kundervu deri ne mohim
rendit ne fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar
dhe arriti te jape nje tablo realiste te viteve '30 . Ne
krijimtarine e tij, per here te pare perftohen figura dhe portrete
te plota e shume te fuqishme te malesorit e punetorit, te gruas
shqiptare e cila ishte viktime e nje shfrytezimi te dyfishte.
Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi jane tipare
karaktristike te poezise se tij, e cila shquhet per konceptimin dhe
sistemin origjinal te figuracionit. Kurse ne proze ai u shfaq si
mjeshter i portretizmit dhe i dhenies se psikologjise se tipave te
ndryshem, qe perfaqesojne shtresa e klasa te ndryshme. Si ne poezi
dhe ne proze, ai solli nje satire shoqerore e politike te fuqishme.
Ne poezi ai trajtoi vjershen dhe poemen pa subjekt me varg te lire,
qe shquhet per mendimin sinteze dhe sistemin figurativ, ku dallohet
antiteza, simboli dhe alegoria. Ne proze ai levroi tregimin
psikologjik, skicen, prozen satirike, qe shquhet per tipat,
portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin
energjik dhe gjuhen e gjalle.
|
You may like...
The Expendables 2
Sylvester Stallone, Jason Statham, …
Blu-ray disc
(1)
R64
Discovery Miles 640
|